09:11 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Whyte: Do të shkoj edhe në Amerikë, bëhu gati Wilder!

Dillian Whyte ka nokautuar kundërshtarin e tij, Lucas Borwne dhe është futur në garë serioze për titullin e Botës.

Boksieri 29-vjeçar i lindur në Xhamajkë, pas meçit ka kërkuar një duel me amerikanin e frikshëm, Deontay Wilder.

“Harroje Joshuan! Nëse Wilder nuk lufton me tjetër kë, atëherë unë do të shkoj në Amerikë dhe të përballem me të. Unë dua vetëm të luftoj, dhe jam në formën e duhur”, ka thënë Whyte.

Dillian Whyte ka të zhvilluar 24 luftëra, 23 fitore, 17 me nokaut dhe një humbje./IndeksOnline/