09:21 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Williams vazhdon të zhgënjejë, mposhtet nga Kvitova

Ish-tenistja numër një në botë, Serena Williams thotë se ajo është në fillimin e një ”rikthimi të gjatë”, pas humbjes nga çekja, Petra Kvitova në Cincinnati.

Humbja në raundin e dytë për Williams erdhi pas humbjes më të thellë në karrierën e saj nga britanikja, Johanna Konta në Silicon Valley Classic.

”Jam ende në fillim”, tha 23 herë fituesja e Grand Slam, transmeton IndeksOnline.

”Do të vazhdoj të punoj shumë dhe shpresoj se do të filloj të fitoj ndeshje”.

Kujtojmë se tani Williams pësoi humbje nga Kvitova me rezultat, 6-3, 2-6, 6-3./IndeksOnline/