WTA: Wozniacki mposhtë Kvitovan në Singapor
Kampionia në fuqi, Caroline Wozniacki e ka mposhtur Petra Kvitova për herë të parë pas katër vitesh, me rezultat, 7-5, 3-6, 6-2 në kuadër të WTA në Singapor.
Tenistja daneze arriti ta fitojë këtë duel pas dy orësh e 19 minuta pavarsisht një trajtimi mjekësor në gju gjatë setit të dytë.
Fitorja e saj e fundit ndaj tenistes çeke ishte në vitin 2014 në kuadër të WTA.
Nga ana tjetër, Elina Svitolina, gjithashtu shënoi fitore, duke e mposhtur Karolina Pliskovan me rezultat, 6-3, 2-6, 6-3./IndeksOnline/