Pliskova në gjysmëfinale pas fitores ndaj Kvitovas
Karolina Pliskova e ka mposhtur bashkëkombasen e saj, Petra Kvitova për ta siguruar një vend në gjysmëfinalen e garave të WTA në Sinapor.
Tenistja numër 8 në botë, e fitoi duelin me rezultat, 6-3, 6-4 për ta arritur fitoren e parë ndaj Kvitovas pas katër tentimeve.
Është viti i dytë me radhë që Pliskova e ka arritur gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.
”Nuk mund të jem më e lumtur se sa tani”, tha Pliskova.
”Ishte një ndeshje e mirë dhe ajo është teniste e mrekullueshme. Ajo më ka mposhtur gjithnjë në të kaluarën, por unë e dija se kisha një shans pasi që isha duke luajtur mirë”./IndeksOnline/