22:19 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Wilshere thyen heshtjen: Jam i zhgënjyer, isha i fortë këtë sezon!

Jack Wilshere ka folur për mos-pjesëmarrjen në listën e 23 futbollistëve në Kombëtaren e Anglisë.

Trajneri, Gareth Southgate dje publikoi listën me 23 futbollistë që do të marrin pjesë në Rusi për Kupën e Botës, shkruan IndeksOnline.

Në këtë listë, mungoi emri i mesfushorit të Arsenalit, Jack Wilshere.

Ai ndihet i zhgënjyer, por thotë se do ta respektoj vendimin e trajnerit.

“Jam i zhgënjyer që jam lënë jashtë skuadrës së Anglisë për Kupën e BOTËS. Jam ndier tejet i aftë, i fortë gjatë gjithë sezonit, dhe mendoja se do të isha në skuadër! Megjithatë unë duhet ta respektoj vendimin e menaxherit dhe dua që ta uroj gjithë skuadrën fat të mirë në turne. Unë do të jem gjithmonë tifoz i Anglisë dhe do t’i mbështesë djemtë në pjesën tjetër të Kombit”, ka shkruar Wilshere.

Anglia ndeshjen e parë do ta luaj më 18 qershor, ku si kundërshtar do ta ketë Tunizinë. Pas, kësaj “Tre Luanët” luajnë me Panamanë dhe Belgjikën./IndeksOnline/