21:49 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ylli i Barcelonës e ngre në “qiell” futbollistin e Real Madrid

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka lavdëruar bashkëkombësin e tij te Reali, Luca Modric.

Rakitic ka thënë se vetëm ata që xhelozojnë mendojnë ndryshe për futbollistin më të mirë të Botërorit.

“Luka është tani arma e madhe e La Ligës, ai është lojtari më i mirë në botë këtë vit dhe ne kroatët jemi shumë krenarë për të,” i tha ai.

“I uroj atij çmimin e fundit që është në garë për të fituar [Topin e Artë] sepse ai e meriton atë absolutisht”.

“Ata që janë xhelozë ndaj Luka, le të vdesin në xhelozinë e tyre!”

“Unë jam krenar për të dhe aq i lumtur sa sikur të fitoj unë ato çmime!”

“Ne kemi qenë së bashku në ekipin kombëtar për 11 vjet, kemi kaluar shumë, e dua atë si vëllain tim.”

“Jam i lumtur që ai vendosi të qëndrojë në ekipin kombëtar, nuk e di se cili do të ishte vendimi im nëse ai do të tërhiqej”. /IndeksOnline/

Temat: