19:59 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Zafir Berisha kalon vikendin me thënie të Aristotelit (Foto)

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha është inspiruar sot tek filozofi dhe mendimtari i Greqisë antike, Arsitoteli, për pabarazinë në shoqëri.

Berisha e ka cituar një thënie të Aristotelit në profilin e tij të rrjetit social Facebook.

“Forma më e keqe e pabarazisë është të përpiqesh t’i bësh gjërat e pabarabarta si të barabarta”, ka shkruar Berisha, teksa ka cituar mendimtarin e shquar grek.

Por, kjo nuk është e vetmja thënie që deputeti i NISMA-s e ka shpërndarë gjatë këtij vikendi. Berisha ka shpërndarë edhe një thënie të shkrimtarit amerikan Ernest Heminguej.

Temat: