10:29 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Deputeti Berisha, BE-së: E keni bërë Kosovën “eksperiment shkencor”!

Deputeti i Nisma-s Social Demokrate, Zafir Berisha ka komentuar lajmin e ‘kobshëm’ për Kosovën rreth mos dhënies së vizave nga ana e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Kosova nuk është më keq se Ukraina e cila ka lëvizjen e lirë në BE.

Berisha theksoi se fajësimi i njëri tjetrit brenda spektrit politik në Kosovë rreth kësaj çështje është naivitet politik, sepse po bëhet se nuk po kuptohet tallja dhe eksperimenti që Evropa po e bënë me Kosovën.

Postimi i plotë:

Kosova nuk është më keq se Ukraina e cila ka lëvizjen e lirë në BE.

Fajësimi i njëri tjetrit brenda spektrit politik në Kosovë lidhur me mos liberalizimin e vizave është naivitet politik, sepse po bëhemi se nuk po e kuptojmë talljen dhe eksperimentin, që Evropa po e bënë me ne.

Nëse ka faje kjo qeveri për mos liberalizim të vizave, iq ma pak faje nuk kanë edhe qeveritë paraprake!

Mendoi se kjo qeveri as edhe qeveritë e para kësaj nuk janë aq fajtore se ata që tallen me ne, duke vënë kushte e kushte në kuadër të “eksperimenteve shkencore” që bëjnë me një popull.

Evropa po duket se nuk ka ndryshime në logjikën politike karshi shqiptarëve nga ajo Evropa e “Kongresit Berlinit” dhe “Konferencës Ambasadorëve në Londër”…

Prandaj nuk besoi se duhet të humbim kohë duke akuzuar njëri tjetrin për këtë “dështim” të orkestruar nga ndërkombëtarët, por duhet të fillojmë të mendojmë dhe veprojmë shqip.

Zafa