22:52 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zafa me një shkrim të veçantë për ushtrinë, e përmend një person që gjendet në burg!

Deputeti i Nisma-s, Zafir Berisha ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës nuk ka qenë më unik për votimin e një procesi kaq të rëndësishëm siç është votimi i ushtrisë.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, ai ka shkruar se duhet të kujtohet Ushtrina Çlirimtare të Kosovës në krye mekomandantin legjendar Adem Jashari dhe gjithë ata që dhanë jetën për lirin eKosovës.

“Duhet t’i kujtojmë trembëdhjetëmijë të vrarë prej të cilëve shumica dërmuese civil, mijëra gra të dhunuara,qindra invalid të luftës, dhe dëshmor akoma të pagjetur”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

(Votën për ushtrinë ja dedikoi dëshmorëve të UÇK-së dhe mikut tim luftëtar që po mbahet padrejtësisht në burg Xhemshit Krasniqit!)

14.12.2018 padyshim është njëra nga ditët më të rëndësishme të gjithë këtij viti, pa asnjë dyshim është një ditë historike për popullin dhe shtetin tonë.

Ka kohë që Kuvendi jonë nuk është më unik për votimin e një procesi kaq të rëndësishëm siç është votimi i Ushtrisë së Kosovës.

Në këtë ditë, duhet të jemi falënderues dhe t’i kujtojmë me nderim të gjithë veprimtarët dhe sakrificën e tyre paraluftës me protesta, burgosje e persekutime si dhe në rezistencën tonë të armatosur kundër hegjemonizmit serbë në Kosovë.

Duhet ta kujtojmë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin legjendar Adem Jashari dhe gjithë ata që dhanë jetën për lirin e Kosovës. Duhet t’i kujtojmë trembëdhjetë mijë të vrarë prej të cilëve shumica dërmuese civil, mijëra gra të dhunuara, qindra invalid të luftës, dhe dëshmor akoma të pagjetur.

UÇK-ja ka qenë dhe vazhdon të mbetet shpirti i popullit ndërsa ushtria jonë e re është trupi i saj.

Formimi i Ushtrisë së Kosovës është me rëndësi të veçantë për procesin e përfundimit të shtetësisë së Kosovës. Kosova pa ushtri ka qenë shtet i papërfunduar, ndërsa me ushtri do ta avancojmë akoma më shumë përmbylljen e këtij procesi shtetndërtues. Ky proces do të duhej të përfundonte shumë më herët por ja që partitë e liderët e caktuar e futën ushtrinë në lojën e tyre politike duke e vonuar formimin e saj dhe duke e vonuar shtetndërtimin e plotë të vendit tonë. Duhet ta kuptojmë një herë dhe mirë se çështjet e mëdha të shtetit nuk duhet të bllokohen për ambice personale por duhet të jemi unik për t’i përshpejtuar dhe përmbyllur sa më shpejtë dhe sa më mirë që është e mundur.

Ushtria e Kosovës nuk po formohet kundër askujt por në shërbim të të gjithëve.

Kosovën multientike e kemi dëshmuar në të gjitha proceset ashtu edhe në FSK, por këtë ide e kanë sfiduar dhe po vazhdojnë ta sfidojnë pasardhësit e Millosheviqit në Beograd dhe pishpirikat e tyre në veri të vendit përmes kërcënimeve dhe sjelljeve destruktive në mënyrë sistematike.

Si është e mundur që Serbia të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare të mos themelohet ushtria në Kosovë ndërsa vet të ketë ushtri?

Cila është e drejta e saj politike dhe morale që të flas për Kosovën dhe shtetet fqinje, vendet në të cilat ka kryer maskarat më të tmerrshme në rajon dhe më gjerë?

Ka qenë ushtria e Serbisë dhe jo e ndonjë shteti tjetër ajo e cila ka vrarë, dhunuar e masakruara me qindra e mijera civil të pafajshëm në Kosovë, Bosnje e Kroaci.

Ata s’mund të flasin për paqe stabilitet e dialog, derisa nuk janë distancuar nga e kaluara e tyre vrastare.

Ushtria e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Kosovës, të atyre që e pranojnë shtetin tonë dhe që kontribojnë për të.

Ushtria e Kosovës është ushtria e NATOS, është ushtria e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon. Pas formimit të ushtrisë ne duhet të angazhohemi të gjithe së bashku që të bëhemi anëtar të NATOS , në mënyrë që djemt dhe vajzat tona, t’i shërbejnë paqes dhe stabilitetit në gjithë botën, në mënyrë që të bëhemi partner edhe më serioz të Perëndimit.

I gjithë shteti jonë dhe të gjitha proceset e mëdha politike në vend kanë qenë të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ashtu është edhe ushtria e Kosovës. Nuk është se NATO ka nevojë për ushtrinë tonë, nuk është se Kosova do të jetë më e mbrojtur pas formimit të ushtrisë , por ne SHBA-ja dhe miqët e vërtet janë të përkushtuar që Kosova të jetë një rrëfim i përbashkët suksesi me shtetndërtim të plotë dhe republika jonë ngadalë por sigurt është duke shkuar asaj rruge.

Duke falënderuar udhëheqjen e deritanishme si dhe djemtë e vajzat që shërbyen në FSK-së si dhe të gjithë partnerët ndërkombëtar për përkrahjen e vazhdueshme në këtë proces, ju uroj të gjithë qytetarëve këtë ditë historike për popullin dhe vendin tonë.

Me respekt deri në përkulje për të gjithë ata që u sakrifikuan për Kosovë nga Zafa