10:54 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zeka: Isa Mustafa njeriu kryesor që nuk kemi ushtri, shkaku i inatit me Hashim Thaçin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka akuzuar kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, për ngecjet e ndodhura në shtetin e Kosovës e po ashtu edhe për çështjen e mosthemelimit të ushtrisë.

Këto deklarime deputeti Zeka i dha sot gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ndërsa ka theksuar se edhe Vetëvendosje ka zakon vetëm të refuzojë vendime të rëndësishme.

”Isa Mustafa është njeriu kryesor që ne sot jemi pa ushtri.Krejt për shkak të inatit i tij me Hashim Thaçi.Vetëvendosje ka idenë e saj të përfundimit gjithçka me refuzu.Lezeti nuk është me shku në Bruksel me bisedu me Vuçiqin”, ka thënë Zeka.