23:20 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Atletico nuk i largon yjet, firmos kontrata të reja (Foto)

Atletico Madrid nuk e ka ndërmend t’i shesë yjet e ekipit gjatë afatit kalimtar të verës.

Miguel Angel Gil Marin arriti të hënën në qytetin rus të Istrias, dhe nënshkroi marrëveshje të re me lojtarët; Antonie Griezmann dhe Lucas Hernandes, shkruan IndeksOnline.

Griezmann nënshkroi deri më 30 qershor të vitit 2023, kurse Hernandez deri në vitin 2024.

Në anën tjetër, Atletico Madrid arriti të nënshkruaj kontratë me Lemar-in, dhe vetëm pritet ekzaminimi mjekësor dhe formalizimi i marrëveshjes përfundimtare.

Kujtojmë që Griezmann ishte duke u kërkuar me ngulmë nga gjigantët botëror, por ai refuzoi çdo ofertë për të qëndruar në “Wanda”./IndeksOnline/