19:19 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nëse Atletico vendosë për shitjen e Saul, atëherë ky klub mund ta transferojë atë i pari

Do të jetë shumë e vështirë që në të ardhmen e afërt, Barcelona të vendosë për shitjen e mesfushorit, Saul Niguez.

Por, nëse kështu vendosë klubi madrilen, atëherë Barcelona do të ketë të drejtë e para që ta transferojë lojtarin në ”Camp Nou”.

Si pjesë e marrëveshjes që transferoi David Villan nga Katalunia në Atletico në vitin 2013, një marrëveshje ishte arritur që nënkupton se Barcelona është klubi i parë që mund ta transferojë Saul dhe Javier Manquillo.

Lajmin në fjalë e ka konfirmuar e përditshmja madrilene, MARCA, transmeton IndeksOnline.

Kontrata aktuale e Saul në ”Wanda Metropolitano” skadon në vitin 2026.

Ndërsa, klubi madrilen i ka vendosur atij një kluazolë blerëse prej 150 milionë euro./IndeksOnline/