Kampionët e Evropës ndajnë pikët në derbin e Madridit
Real Madrid dhe Atletico Madrid kanë barazuar pa gola në derbin e xhiros së shtatë të La Ligas.
Skuadrat nga kryeqyteti spanjoll nuk realizuan edhe pse kishin disa raste të mira konkrete.
Pas barazimit, Real Madrid vazhdon të qëndroj në pozitën e dytë me 14 pikë aq sa ka edhe Barcelona ndërsa Atletico ka humbur vendin e tretë, pasi tash ka një pikë më pak se Sevilla. /IndeksOnline/