16:57 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Caktohet data e derbit Milan – Inter

Rasti i vdekjes së Davide Astorit ka shtyrë ndeshjet e Serie A, ku në mesin e tyre ishte edhe derbi i Madoninës, Milan – Inter, shkruan indeksonline.

Federata italiane e futbollit ka bërë të ditur se ndeshja e dy skuadrave të qytetit do të luhet me 4 prill (e mërkurë) në ora 18:30.

Ndeshja do të jetë e nxehtë për faktin se të dyja skuadrat po luftojnë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/

Temat: