12:14 / E Diele, 14 Janar 2018

Zyrtare: Joshua – Parker zhvillohet gjatë muajit…(Foto)

Dueli mes Anthony Joshuas dhe Joseph Parker do të zhvillohet gjatë muajit mars.

Mediat e huaja raportojnë se gjithçka është zyrtare sa i përket meçit Joshua – Parker, transmeton IndeksOnline.

28-vjeçari nga Britania do të ndeshet me 26-vjeçarin nga Zelanda e Re në stadiumin e Cardifit më 31 mars.

Parker ka të zhvilluar 24 luftra, ku ka arritur 24 fitore, 18 me nokaut. Kurse kampioni i botës, deri tani ka 20 luftra të gjitha fitore me “KO”./IndeksOnline/