21:16 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Man United nuk bleu sot, por sapo e largoi një (Foto)

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Tim Fosu-Mensah e ka kompletuar sot huazimin një sezonal te Fulhami, transmeton IndeksOnline.

20-vjeçari do ta kalojë sezonin e ri te skuadra e sapo-promovuar në Premier League.

I riu i talentuar impresionoi me ”Djajtë e Kuq” në turneun para-sezonal, ku ai luajti në të gjitha ndeshjet në Amerikë.

Ky është sezoni i dytë radhazi që holandezi huazohet, teksa sezonin e kaluar ishte i huazuar te Crystal Palace, ku bëri 24 paraqitje.

Produkti i akademisë debutoi për Man Unitedin në fitoren, 3-2 ndaj Arsenalit në ”Old Trafford” në shkurt të vitit 2016.

Po atë vitë, ai nënshkroi kontratë të re me klubin./IndeksOnline/