10:20 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ranieri rikthehet në Premier League, emërohet trajner i klubit të madh

Fulhami e ka emëruar Claudio Ranierin në postin e trajnerit pas shkarkimit të Slavisa Jokanovic.

Jokanovic e pagoi me shkarkim ecurinë e dobët të Fulhamit, skuadër e cila gjendet në vendin e fundit në tabelë.

Dhe klubi londinez e ka rikthyer Ranierin në Premier League, ku mbahet mend triumfi i tij i famshëm në Angli me Leicesterin dy vite më parë.

”Është nder për mua që ta pranoj ftesën e presidentit, Khan dhe mundësinë ta drejtoj Fulhamin, një klub fantastik dhe me traditë”.

”Objektivi i Fulhamit nuk duhet të jetë vetëm të mos bie nga Premier League. Ne duhet të jemi kundërshtar i fortë dhe mund të korrim suksese”.

”Fulhami ka një skuadër të jashtëzakonshme, përkundër se është në fund të tabelës. E di se kjo skuadër ka kapacitet për paraqitje më të mira”, u shpreh Ranieri./IndeksOnline/

Temat: