18:20 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Mbrojtësi i Dortmundit transferohet në Arsenal (Foto)

Skuadra e Arsenalit ka arritur marrëveshje me klubin e Borussia Dortmund për transferimin e mbrojtësit, Sokratis Papastathopoulos.

Sokratis ka nënshkruar kontratë afatgjate me ekipin nga Anglia, shkruan IndeksOnline.

30-vjeçari së fundi luajti te Dortmundi, ku fitoi dy tituj të Bundesligas dhe një Kupë të Gjermanisë.

Ai luajti edhe për klube të mëdha si, Werder Bremen, Milan, Genoa dhe AEK Athens.

Sokratis do ta veshë fanellën me numër 5 te klubi i Arsenalit./IndeksOnline/