11:42 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Mirlind Daku prezantohet te ekipi kroat NK Osijek

Mirlind Daku e ka finalizuar marrëveshjen me ekipin kroat NK Osijek, derisa është prezantuar gjatë ditës së mërkurë, raporton Gazetasheshi.com.

Pas negociatave të vazhdueshme të drejtuesve të klubit, gjegjësisht Presidentit të KF Llapit, z. Nexhat Dumnica dhe Drejtorit gjeneral për transferime internacionale, Afrim Ajeti me drejtuesit e klubit të Osijekut, Daku tanimë është pjesë e klubit kroat.

Daku ka firmosur kontratë katër vjeçare me ekipin e Osijekut, derisa shumë shpejtë pritet të futet nën urdhërat e trajnerit Zoran Zekic.

Ndryshe Osijek ka triumfuar me rezultat minimal 2-1 përballë ekipit CS Petrocub nga Moldavia dhe është kualifikuar për në rundin e rradhës të Ligës së Evropës. /IndeksOnline/

Temat: