Shiu pastron pak ajrin në Prishtinë
Krahasuar me një ditë më parë, Prishtina sonte ka ajër më të pastër, po që sërish është i dëmshëm.
Ajri është pastruar, pasi në mbrëmje ka filluar të bie shi.
Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në ora 23:00, cilësia e ajrit del të jetë 112. Mbrëmë ajri ka arritur shifrën 181.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.
Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.
Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike