20:39 / E Enjte, 05 Prill 2018

​BDI: Incidenti i armatosur nuk ka të bëjë me BDI-në

Bashkimi Demokratik për Integrim ka përgënjeshtruar çdo informacion lidhur me atë se sot në Bashkimin Demokratik për Integrim ka patur përleshje apo incident.

“Bashkimi Demokratik për Integrim edhe sot, sikurse edhe çdo ditë tjetër, ka vazhduar me aktivitetet e saja të zakonshme.

Përgënjeshtrojmë çdo informacion lidhur me atë se sot në Bashkimin Demokratik për Integrim ka patur përleshje apo incident.

Ne si subjekt politik nuk kemi dhe nuk mund të kemi përgjegjësi për incidentet eventuale që nuk kanë të bëjnë me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për Bashkimin Demokratik për Integrim”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Sonte në Reçicë të Tetovës, ku është edhe selia e BDI-së, ka ndodhur një incident i armatosur, me ç’rast një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur./Indeksonline/

Mos i humb