21:33 / E Mërkurë, 29 Prill 2020

​Bie numri i rasteve të reja në këto dy shtete evropiane

Në Francë, 427 njerëz kanë vdekur në 24 orët e kaluara, duke rezultuar në një numër të përgjithshëm të vdekjeve prej 24.087.

Kjo paraqet rritje 1.8 për qind me krahasim me një ditë më herët, transmeton Reuters.

Megjithatë, sipas ministrisë, numri i rasteve të reja vazhdon të bie. Numri i pacientëve të infektuar në spitale ka rënë në 26.834, ndërsa të martën ishte 27.484, derisa numri i personave në kujdes intensiv ra në 4.207 nga 4,387 sa ishte një ditë më parë.

Në Zvicër, 143 raste të tjera të koronavirusit janë raportuar në 24 orët e kaluara, 43 më shumë se të martën, sipas agjencive federale të shëndetit.

Me gjithë një rritje të lehtë të numrit të të infektuarve në krahasim me të martën, rënia e përgjithshme e numrit të pacientëve vazhdon, pasi rreth 1.000 raste u raportuan çdo ditë në fund të marsit dhe fillim të prillit.

Gjithsej 29.407 njerëz u infektuan, ndërsa 1.408 vdiqën, njoftojnë mediat zvicerane.

Mesatarisht, për 100,000 njerëz, Zvicra ka 343 persona të infektuar me koronavirus, tregojnë të dhënat e agjencisë shëndetësore.

Sidoqoftë, disa qytete dhe rajone gjithashtu raportojnë një numër më të madh të pacientëve, të tilla si Gjenevë, e cila ka mesatarisht 1,011 të infektuar për 100,000 banorë.

Presidentja e Zvicrës Simonet Somaruga njoftoi sot se masat do të lehtësohen nga data 11 maj.

Statistikat që shoqërojnë epideminë e koronavirusit në Itali tregojnë se zbritja e ngadaltë dhe graduale e infeksionit vazhdon.

Një deklaratë e Agjencisë Italiane për Mbrojtjen Civile thotë se numri i të vdekurve sot është 323, më pak se dje kur ishin 382 dhe numri i rasteve të reja është 2.086, derisa 2.091 kishin qenë të konfirmuar dje.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve është 27.682 dhe Italia është e dyta pas SHBA.

Numri i personave që trajtohen aktualisht gjithashtu ka rënë – sot janë 104,657 në krahasim me 105.205 si dje.

Sot, 1.795 persona janë në kujdesin intensiv dhe dje ishin 1.863.