Moti në Kosovë, nga mesi i javës më ftohtë
Në fillim të javës mot kryesisht me diell, nga mesi i javës mot më i ftohtë.
Nga dita e enjte dhe e premte priten rënie të temperaturave rreth vlerave mesatare, e në fundjavë edhe më ftohtë.
Edhe ditëve të para të javës, për shkak që nuk parashihet qarkullim i mjaftueshëm ajror, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të mbesin rreth vlerave të pashëndetshme, e pas ditës së mërkurë që parashihet të fryjnë edhe erëra mesatare pritet përmirësim i kualitetit të ajrit.
13.11 – Në mëngjes ftohtë, vende-vende me ngrica, e në ultësira mundësi për mjegull. Gjatë ditës mot i mirë, kryesisht me diell.
14.11 – Mot me vranësira dhe intervale me diell.
15.11 – Mot pjesërisht i vranët.
16.11 – Mot më i ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes me ngrica.
Temperaturat e ajrit, në fillim të javës mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 1C deri në 4C, e maksimalet nga 14C deri në 17C, e deri të premten minimalet do të zbresin deri në -1C, e maksimalet në 10C.
Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga jugu dhe juglindja 1-3m/s. Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale.