Pochettino i lë fajin Brexit-it që Tottenhami nuk bëri asnjë blerje
Trajneri argjentinas ka treguar arsyet pse skuadra e tij nuk ka bërë asnjë ndryshim gjatë kësaj vere.
Tottenhami u bë ekipi i parë në histori të futbollit anglez, që gjatë një afati kalimtar veror të mos bëjë asnjë blerje.Por sipas trajnerit të ekipit londinez, Mauricio Pochettino, përveç shpenzimeve të mëdha që janë bërë për ndërtimin e stadiumit të ri, një pjesë të fajit e ka edhe dalja e Britanisë nga EU-ja, i njohur ndryshe si Brexit.
“Kemi një skuadër shumë të mirë, të përbërë nga lojtarë të mëdhenj dhe nuk është e lehtë që të shtosh diçka më shumë”, ka thënë Pochettino. “Më pas vjen ndërtimi i stadiumit të ri që ka kushtuar afro 1 miliard funte. Kjo është shuma e vërtetë dhe jo 400 milionë sa është thënë më herët”.
“Është edhe çështja e Brexit-it, pasi shpenzimet janë rritur për 30 për qind më shumë. Kjo është një dramë për popullin anglez, më vjen keq për ta”, ka përfunduar argjentinasi.