17:12 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Tmerrohet” futbolli anglez, ndërron jetë ish-mesfushori i njohur

Ish-mesfushori i Charlton Athletic dhe Crystal Palaces, Darren Pitcher ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare.

Ai debutoi për Charlton në vitin 1990 dhe shënoi 12 gola në 204 paraqitje për Addicks.

Pitcher ka qenë pjesë e 11-shes startuese të Charltonit në të shumtën e ndeshjeve të zhvilluara, transmeton IndeksOnline.

Darren Pitcher, who played for Charlton and Crystal Palace has died aged 49

Ai iu bashkua Palaces në vitin 1994, por një lëndim në gju e detyroi atë të pensionohej në vitin 1999 pas 83 paraqitjeve për klubin londinez.

I njohur për shpirtin e tij luftarak dhe përqëndrimin në fushë, Colin Cameron e përshkroi Pitcher kështu:

”Ato që ishin admiruese te Pitcher ishin aftësitë, durimi dhe përqëndrimi i tij në fushën e lojës”./IndeksOnline/