08:17 / E Diele, 05 Qershor 2022 / MSH

​64 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë 64 raste aktive me virusin COVID-19.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, 6 qytetarë rezultuan pozitivë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.405 doza të vaksinës.

Sipas njoftimit, 823.224 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Janë dhënë 102.838 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.190”, thuhet në njoftim.

May be an image of text