15:20 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

​Bekim Jashari përkujton dëshmorin Januz Kodrën

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në 21-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, ka përkujtuar sot dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Januz Kodra.

“Në 21-vjetorin e rënies në altarin e lirisë dhe me vlerësime të larta për sakrificën sublime në shërbim të atdheut, sot kujtojmë me respekt të veçantë dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Januz Kodra. Lavdi të përjetshme Januz Kodrës dhe dëshmorëve tjerë të kombit”, ka shkruar Jashari në Facebook.