75 Mall Live Search
23:42 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / F.R

Vëllau i Ilir Konushevcit po befason me vota në Vetëvendosje

Ka nisur përditësimi i rezultateve për votat e kandidatëve për deputetë në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa deri më tani janë numëruar 14.73 për qind e votave.

Sipas rezultateve të publikuara deri në këtë fazë të numërimit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Anton Konushevci, po shënon një rezultat të konsiderueshëm në garën për deputet.

Konushevci aktualisht renditet në vendin e 22-të në listën e kandidatëve të Vetëvendosjes, me 2,830 vota të fituara.

Antoni është vëllai i dëshmorit të luftës, Ilir Konushevci, një nga figurat e njohura të luftës çlirimtare, i cili u vra në vitin 1998.

Megjithatë, procesi i numërimit të votave është ende në vazhdim dhe renditja e kandidatëve mund të ndryshojë me publikimin e rezultateve të reja nga KQZ-ja./IndeksOnline/