Kush po prin me vota te PSD? Diferenca e të parit dhe të gjashtit është e ngusht!
Ka nisur përditësimi i rezultateve për votat e kandidatëve për deputetë në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa rezultatet e deritanishme tregojnë një garë shumë të ngushtë brenda Partisë Socialdemokrate (PSD).
Sipas të dhënave të publikuara deri më tani, në krye të listës së kandidatëve më të votuar të PSD-së qëndrojnë Dardan Molliqaj dhe Natyra Kuçi, të dy me nga 176 vota.
Pas tyre renditen Florin Krasniqi dhe Nol Nushi me nga 171 vota, ndërsa Teutë Rrusta ka grumbulluar 170 vota. Në vendin e gjashtë renditet Frashër Krasniqi me 159 vota.
Diferenca mes kandidatit të parë dhe atij të gjashtë është vetëm 17 vota.

Procesi i numërimit të votave është ende në vazhdim dhe renditja e kandidatëve mund të ndryshojë me përditësimin e rezultateve të reja nga KQZ-ja./IndeksOnline/

