14:16 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

​Britania e Madhe dënon Facebook me 567,000 euro

Britania e Madhe ka gjobitur rrjetin shoqëror Facebook me 567 mijë euro, për rolin e në skandalin që shpërtheu për shkak të vjedhjes së të dhënave private që ka qenë të përfshirë në kompaninë britanike Cambridge Analytica.

Zyra e Komisionarit të Informacionit (ICO) ka arritur në përfundimin se Facebook ka lejuar një shkelje serioze të ligjit në këtë rast, transmeton KosovaPress.ICO deklaroi se Facebook lejoi qasje në të dhënat private të përdoruesve pa pëlqimin e tyre të veçantë.

Facebook nuk ka arritur të sigurojë që të dhënat personale të mbrohen, sepse nuk ka kontrolluar në mënyrë adekuate aplikacionet dhe njerëzit që kanë punuar në zhvillimin e aplikacioneve. Komisionarja e Informacionit Elizabeth Denham gjithashtu vuri në dukje se Facebook nuk ka arritur të mbrojë “privatësinë e përdoruesve të tij”.