13:58 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

​Çfarë ndodh kur shpërthen telefoni derisa jeni duke folur

Një grua e punësuar në shërbimin shtetëror indonezian u plagos kur telefoni i saj shpërtheu gjatë telefonimit.

Netia (27) pësoi djegie në fytyrë nga telefoni që ishte duke u mbushur. Ajo arriti të dilte nga tryeza, por më vonë humbi ndjenjat për shkak të shokut dhe kolegët e çuan në spital, për të sanuar djegiet e saj në fytyrë dhe duar.