08:42 / E Shtunë, 27 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Digjen dy shtëpi në një fshat të Gjakovës

Dy shtëpi të pabanuara janë përfshirë nga zjarri dje në fshatin Neticë të Gjakovës.

Sipas Policisë, ende nuk dihet pronë e kujt janë këto shtëpi.

Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nuk dihen shkaqet e zjarrit. Rasti duke u hetuar.