09:23 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / k.v

​Dita e fundit e fushatës në Istog

Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Istogut.

Me vendim të Komisionit Qendror Zgjedhor fushata ishte paraparë të zgjasë 5 ditë, nesër do të jetë heshtje zgjedhore, kurse, të dielën më 17 dhjetor, qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimin.

Gara zgjedhore për kryetar të Istogut zhvillohet në mes kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj dhe atij të LDK-së, Haki Rugova.