12:18 / E Hënë, 16 Maj 2022 / MSH

​Donjeta Sadiku lufton sot për medalje në Kampionatin Botëror të Boksit

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, sot do të luajë në ndeshjen çerekfinale të Kampionatin Botëror të Boksit “Stamboll 2022”.

22 vjeçarja ka gjasa të mëdha për t’u kthyer me medalje në shtëpi, sidomos pas fitores së djeshme.

Deri në gjysmëfinale prishtinasja arriti pasi mundi 5:0 Jocelyne Tshamala nga Kongo, në kategorinë 57-60 kg.

Ndeshjen e sotme, Donjeta do ta zhvillojë pasdite./Indeksonline/