16:12 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

​Edhe në komunën e Gjakovës procesi zgjedhor po kalon pa probleme

Proces i rregullt dhe i mirëfilltë zgjedhor është duke u zhvilluar edhe në komunën e Gjakovës.

Sipas prokurores e cila po vëzhgon procesin në këtë komunë, Mona Sylaj, procesi zgjedhor është duke shkuar në rregull dhe pa asnjë problem në përjashtim të një rasti.Rasti në fjalë ka të bëjë me konfrontimin e dy komisionarëve të subjekteve të ndryshme, por Sylaj nuk ka dhënë më shumë detaje.“Kemi parë rastin, kemi ndërhyrë, e dimë se si ka ndodhur dhe hetuesit i kemi obliguar që ata të merren me rastin, duke i intervistuar personat dhe pastaj do të japim një intervistë në detaje në lidhje me rastin që ka ndodhur aty. Ka ndodhur një rast. Është hapur rasti, kështu që vazhdojnë hetimet më tutje”, u shpreh Sylaj.

Ndërsa menaxheri i Qendrës së votimit në shkollën e Skivijanit, Shefqet Dina  duke folur për ecurinë e procesit, u shpreh se procesi zgjedhor në këtë qendër është duke shkuar në rregull dhe se votuesit janë treguar korrekt sa i përket këtij procesi zgjedhor.  Ndërsa qytetarët të cilët e shfrytëzuan të drejtën për të votuar, shprehen se presin ndryshime pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Organizimi ishte i mirë, mjaft i mirë ishte, problem nuk pat rreth votimeve, çdo gjë ishte në rregull. Çka pres? Është pak më vështirë me thënë meqenëse të rinjtë janë të zhgënjyer. Migrimi i të rinjve është fatkeqësia më e madhe. Pres që kjo të ndalet”, u shpreh një qytetar.

Po ashtu proces i rregull është duke u zhvilluar edhe në Qendrën e vendvotimit në shkollën “Mustafa Bakia”.Menaxherja e kësaj qendre, Zana Kurtishi-Rudi, u shpreh se procesi zgjedhor është duke shkuar pa probleme.Ndërsa qytetarët të cilët shfrytëzuan të drejtën për të votuar në këtë qendër ftuan edhe qytetarët e tjerë që të shfrytëzojnë  këtë të drejtë pasi që sipas tyre përmes votës duhet të dëgjohet zëri i tyre.“Përgjithësi, shumë mire. Kush e meriton, shpresoj gjithmonë mendimet i kemi për ata që i kemi dhënë votën. Presim çdo të mirë, mendojmë për ndryshime”, u shpreh ky qytetar.

Të drejtën për të votuar e shfrytëzojë edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili tha se vota e lirë është e drejtë e secilit qytetar.