12:12 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

​‘Është përshtypje e gabuar se Shkupi po neglizhon bashkëpunimin me Serbinë’

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, tha sot me rastin e vizitisë në Beograd, se ka udhëtuar me porosinë për dialog dhe bashkëpunim, dhe se është një përshtypje e gabuar se Shkupi po neglizhon bashkëpunimin me Serbinë.

Në deklaratën e tij për Tanjug, Xhaferi kujtoi se Maqedonia dhe Serbia në procesin e Berlinit ranë dakord të zgjidhin problemet e mundshme dhe mosmarrëveshjet me dialogun.