22:19 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

​EULEX kontrollon Aeroportin e Prishtinës, a u gjetën gylenistët?

Policia e EULEX-it i është përgjigjur kërkesës së familjeve të gjashtë shtetasve turq të arrestuar një ditë më parë, të cilët pohonin se janë duke u mbajtur ende në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Mirëpo të njëjtit nuk janë gjetur në aeroport.

Duhet theksuar se të arrestuarit ishin drejtues të institucioneve shkollore turke në Kosovë, të identifikuar nga Turqia si mbështetës të Fetullah Gylenit; Mustafa Erdem dhe zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan.

Ndryshe, ekstradimi i tyre erdhi pasi të njëjtit janë në “listën e zezë” të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. 

Kësisoj, 6 shtetasit turk do të akuzohen se janë pjesë e lëvizjes së kundërshtarit ideologjik të tij, Fetullah Gulen që jeton në SHBA./Indeksonline/