18:16 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

​Evakuohen 2000 qytetarë nga Karolina e Veriut

2000 njerëz janë evakuuar nga një zonë malore në shtetin amerikan të Karolinës së Veriut, për shkak të dëmtimit të mundshëm të një dige në liqenin Tahoma.

Alarmi është dhënë si pasojë e stuhisë së fuqishme Alberto, që ka përfshi këtë zonë të SHBA-ve.

Evakuimi u bë, pasi një inxhinier i inspektimit është shprehur i shqetësuar për shkak se diga mund të dëmtohej.