22:30 / E Mërkurë, 25 Maj 2022 / AR

​Feynoordi e nis furishëm pjesën e dytë, kërkon golin e barazimit

Skuadra holandeze Feynoordi e ka nisur me ritëm të lartë pjesën e dytë të ndeshjes finale të Ligës së Konferencës ku po ballafaqohet me Romën.

Holandezët janë në disavantazh 1-0 dhe në fraksionin e dytë kanë hyrë me paraqitje më të zjarrtë.

Brenda 15 minutave të pjesë së dytë ata kanë krijuar katër raste të mira për gol, por që ende nuk i kanë konkretizuar deri më tani kur po zhvillohet minuta e 60’.