75 Mall Live Search
12:43 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

​Frikë nga konkurrenca me Messin, Griezmann tregon pse refuzoi Barcelonën

Sulmuesi francez është kërkuar me ngulm nga Barcelona gjatë verës.

Antoine Griezmann është pa dyshim një prej lojtarëve më të mirë në botë, megjithatë fati i tij i keq që luan në një epokë me Messin e Ronaldon dhe duhet të jetë gjithnjë nën hijen e tyre.

Sulmuesi tregon për mediat franceze se në verë ka qenë pranë transferimit te Barcelona, por arsyeja se pse nuk kishte ndodhur ky transferim kishte qenë Lionel Messi.

27-vjeçari e pranon se prezenca e argjentinasit do të bënte që ai të ishte pas tij gjithnjë, ndaj kjo ndikoi në vendimin e tij.

“Është e vërtetë që kam pasur një ofertë nga Barça, por unë isha dhe nën kontratë me Atleticon”, tha Griezmann. “Këtu unë ndihem i rëndësishëm dhe projekti është i nderuar rreth meje, çka kishte një rol të rëndësishëm në marrjen e vendimit tim. Nuk duhet të harroja që atje do të isha gjithnjë pas Messit”, theksoi ai.