18:29 / E Diele, 21 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Gati 500.000 të vdekur nga koronavirusi në botë, mbi 100.000 vetëm në tri vende evropiane

Trafiku rifilloi midis Francës dhe Spanjës të dielën, e cila hapi kufirin pas afro njëqind ditësh karantinë për të ndalur një epidemi që ka lënë të vdekur 28.300 njerëz në vend. Pasagjerët nga jashtë nuk duhet të jenë më në karantinë 14-ditore.

Spanjollët tani mund të udhëtojnë brenda vendit dhe të shkojnë të vizitojnë të afërmit që nuk i kanë parë që nga 14 marsi.

Portugalia, nga ana tjetër, ka vendosur të presë dhe të hapë kufirin e saj tokësor me Spanjën më 1 korrik.

Pandemia ka lënë të vdekur të paktën 464,423 jetë në të gjithë botën që nga dhjetori, kur Kina raportoi zyrtarisht shpërthimin, sipas të dhënave të lëshuara nga AFP të dielën, duke u bazuar në burime zyrtare.

Shtetet e Bashkuara prijnë me 119.719 vdekje, pasuar nga Brazili (49.976), Mbretëria e Bashkuar (42.589), Italia (34.610) dhe Franca (29.633).

Pekini raportoi sot për 22 raste të reja, pasi autoritetet po testojnë më shumë se 2 milion njerëz për shkak të shpërthimit të valës së re të koronavirusit në kryeqytet.

Banorët e Pekinit janë rikthyer në jetën pak a shumë normale, pasi u liruan nga infeksioni për dy muaj, por pasi u rikthye epidemia javën e kaluar, u shpall izolimi për disa lagje të kryeqytetit dhe u testuan dhjetëra-mijëra banorë.

Lehtësimi i masave epidemiologjike në Zvicër po shkon shumë shpejt, tha sot presidenti i Shtabit Federal të ekspertëve të Zvicrës për shtypjen e epidemisë COVID-19.

“Numri i rasteve është rritur me 30 për qind në shtatë ditët e fundit,” tha epidemiologu Matthias Egger, i cili tha se ishte “shumë herët për të miratuar masa të reja për të lehtësuar kufizimin.”

Qeveria zvicerane, e cila, ndryshe nga vendet e tjera evropiane, nuk ka vendosur masa të rrepta, njoftoi të premten hapin e katërt në lehtësimin e kufizimeve.