13:15 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

​Gjergji: Ta braktisim urrejtjen dhe të keqen

Mesha për Ditën e Krishtlindjes është mbajtur sot në Katedralen “Nënë Tereza”, në Prishtinë, ku u tha se duhet ta dëgjojmë fjalën e Zotit, pasi është fjalë jete, dashurie, falje, afrimi dhe bashkimi me Zotin dhe me njeri-tjetrin.

Mesha filloi me leximin e pjesës së ungjillit sipas Xhonit, pastaj Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e  Kosovës, ka bërë thirrje për paqe duke u lutur për gjithë njerëzit nga të gjitha besimet.

“Sot në ditën e Krishtlindjes, lusim Zotin për gjithë njerëzit vullnet mirë e zemër mirë për ju dhe familjet e juaja, për popullin tonë që së fundmi pas zbaticave dhe zbaticave të ndryshme historike. Pas një paraqitjes së dinit etshme qysh në zanafilla të krishterimit, pas një krye heroin që e admiron mbarë bota Gjergj Kastrioti, Skënderbeu ynë, pas një Shën “Nënës Tereze“, së fundmi t’i kuptojmë, shenjat e kohës, t’i kuptojmë dritat që ndezën në mendjen tonë dhe t’i kthehemi vetvetes dhe të vërtetës, t’i kthehemi rrënjëve tona siç bëri Gjergji ynë “, tha Gjergji.

Ai shtoi që të gjithë ata që nuk e kanë shpirtin e pastër mundohen që në errësira të shfrytëzojnë rastet për t’i dëmtuar të tjetër.

“Sot ta pyesim vetveten dhe ndërgjegjen tonë njerëzore, ndërgjegjen tonë kombëtare shqiptare ndërgjegjen tonë të krishterë ne a jemi të hapur ndaj Zotit. A jemi të gatshëm ta pranojmë, jo vetëm ta pranojmë po e të jetojmë me të dhe më mirë t’ia mundësojmë atij që të jetoj dhe të veproj në ne, ta marrim shembullin e mrekullueshëm të Shën Nënës Terezën, ajo që e dëgjoj fjalën e Zotit, ajo që i mbeti besnik thirrjes së Jezu Krishtit, kam etje të dëgjoj, thirrje e thirrje, eja e bëhu drita ime dhe pikërisht Ungjilli i sotshëm e paraqet ardhjen e Jezu Krishtit drita e erdhi në botë, por ka njerëz që i pëlqejnë më tepër errësirat, territ mjegullimet se sa dritën. Gjithë ata që nuk e kanë jetën e pastër, gjithë ata që nuk e kanë shpirtin e pastër, gjithë ata që nuk e kanë ndërgjegjen e pastër mundohen në errësira që shfrytëzojnë rastet për të bërë keq për t’i dëmtuar të tjetër por mos të harrojmë, kush bënë i bënë vetit “, tha Gjergji.

Sipas tij, të gjithë së bashku duhet të vihemi në këkrim të atit të mirë.

“Të zgjohemi, ta braktisim urrejtjen dhe të keqen, të mundohemi që ne të jemi mendje hapur, zemër hapur, shpirt hapur për të qenë ne jo më shpella e Bektehemit, jo më djepi apo në të cilin lind por krishtë bartës, krisht dhurues dhe krisht dëshmues me jetën dhe veprat tona“, tha ai.

Përndryshe, edhe në Katedralen “Zoja Ndihmëtare”, në Prizren, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, kremtoi meshën e Ditës së Krishtlindjes.

Temat: