22:44 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

​Google” investime prej 300 milionë dollarësh në mbështetje të mediave

“Google” njoftoi sot një sërë projektesh, destinuar për të luftuar informacionet e rreme në internet dhe për të mbështetur mediat e besueshme, mesatarisht 300 milionë dollarë investime në tre vjet.

Gjatë një prezantimi në Nju Jork, gjiganti i motorëve të kërkimit, i kritikuar për shumë kohë se kishte kontribuar në publikimin e informacioneve të rreme dhe shkatërrimin e mediave tradicionale, prezantoi një sërë projektesh që synojnë riforcimin e informacionit të besueshëm dhe cilësor dhe për të ndihmuar mediat e besueshme të fitojnë më shumë abonentë me pagesë.

“Të gjitha këto projekte përbëjnë një investim financiar për industrinë e mediave prej 300 milionë dollarësh për tre vitet e ardhshme”, sipas drejtuesit të aktiviteteve tregtare të “Google”, Philipp Schindler, i cili shtoi se e ardhmja e Google dhe e ardhmja e mediave partnere ishin të lidhura.

Ndërkohë që “Facebook” është vënë sërish në syrin e ciklonit, pasi ka lejuar shoqërinë “Cambridge Analytica” për të përdorur të dhënat e dhjetëra miliona përdoruesve të rrjetit social, Google kërkon të pozicionohet si partner i mediave të besueshme.Këto projekte janë zhvilluar në partneritet me rreth 60 media, si “Washington Post”,”Financial Times” “Le Figaro”, “Le Parisien” dhe “Les Echos”.