16:37 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018

Njerëzit dhe ngjarjet më të kërkuara në Google për vitin 2018

Dukesha e Britanisë së Madhe, Meghan Markle është personi më i kërkuar në Google për këtë vit. Pas saj njerëzit me të kërkuar janë, Demi Lovato, Silvester Stallone, Logan Paul e Khloe Kardashian.

Ngjarja më e kërkuar në vit në Google ka qenë Kupa e Botës. Te ngjarjet më të kërkuara për vitin 2019 kanë qenë edhe Uragani Florence, Bingo Mega Millions, Dasma Mbretërore dhe Rezultatet e Zgjedhjeve.

Sportisti më i kërkuar ishte Tristan Thompson, aktori më i kërkuar Sylvester Stallone, ndërsa më i kërkuari në muzikë ishte Demi Lovato.

Filmi Black Panther ishte më së shumti i shtypur te “Search” në Goole./Indeksonline/

Temat: