16:24 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

​Gruevski i bashkëngjitet protestuesve para Gjykatës Penale

Vetëm pak çaste më parë protestës para Gjykatës penale iu bashkëngjit edhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Mbështetësit e VMRO-DPMNE-së i janë përgjigjur thirrjes së kësaj partie për të dalë të protestuar kundër arrestimit të 36 personave që akuzohen lidhur me ngjarjet e dhunshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit.

Protestuesit kanë filluar të tubohen para Gjykatës Penale.

Për momentin numri i protestuesve është shumë i vogël. nga ana tjetër janë mobilizuar edhe forcat e rendit. Forca të shtuara të policisë vërehen nëpër rrugë, janë vendosur barrikada të shumta ndërkohë është vërejtur edhe qarkullimi i makinerive “Top uji”. Këtë mëngjes policia arrestoi 36 persona, funksionar dhe aktivist të VMRO-DPMNE-së, lidhur me ngjarjet e dhunshme mbrëmjen e 27 prillit në Kuvend.