12:34 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

​Hoti: Kosova e ka vënë nën kontroll pandeminë Covid-19

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Kosova e ka vënë nën kontroll pandeminë Covid-19.

Ai gjatë një vizite në SHSKUK, duke diskutuar me drejtorët e klinikave është shprehur optimist se vendi është në rrugën e duhur për të menaxhuar me sukses edhe mundësinë e një vale të re të koronavirusit.

Krahas kësaj, shefi i Ekzekutivit paralajmëroi reforma dhe ristruktuim të thellë në shëndetësi. Ndërkohë u premtoi mantelbardhëve edhe stimulime financiare.

E ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se në këtë kohë do të kërkojnë riorganizim shtesë për të avancuar shërbimet shëndetësore në nivel vendi.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, thuri lavde për kryeministrin Hoti duke thënë se falë Qeverisë së tij kanë arritur të menaxhojnë në mënyrën më të mirë të mundshme pandeminë Covid-19.