19:00 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / AR

​Italia do të kandidojë për organizimin e Euro 2028 ose 2032

Presidenti i Federatës së Futbollit në Itali Gabriele Gravina ka konfirmuar se Italia do të paraqesë kandidaturën e saj për të organizuar Kampionatin Evropian 2028 ose 2032.

Ai kishte lënë të kuptohet më parë se do të kishte një ofertë për të organizuar Euro 2028 ose Kupën e Botës 2030 dhe se një organizim i tillë do të sillte edhe rinovimin e infrastrukturës sportive në këtë vend, përcjellë KosovaPress.

“Hapi vendimtar për Euro 2028 është në mars dhe ne do të paraqesim kandidaturën tonë para Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s më 20 mars, i cili është i hapur edhe për vitin 2032”, tha Gravina gjatë një konference për shtyp.

“Ne do të vlerësojmë një nga dy opsionet. Do ta bëjmë në mënyrë serioze, sepse ka një dëshirë të madhe për rinovimin e infrastrukturës, për shembull në Firence, Cagliari, Bolonja dhe Bari”.

Të gjitha këto janë projekte kanë qenë në harresë prej shumë vitesh për shkak të burokracisë ekstreme të politikës rajonale italiane.

Shumica e stadiumeve të përdorura në Serinë A u rinovuan për herë të fundit kur Italia priti Kupën e Botës 1990.