22:47 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

​Johnson: Kritikët e Huawei-t të propozojnë alternativa

Më 1 janar, Franca tejkaloi numrin e 67 milionë banorëve, një rritje vjetore kjo prej 0,3 %, e kufizuar nga rënia e vazhdueshme e lindjes gjatë pesë viteve të fundit, njoftoi sot instituti statistikor “Insee”.

Në vitin 2019, në Francë pati 753000 lindje (6000 më pak se në vitin 2018) dhe 612000 vdekje (2 000 më shumë), një bilanc pozitiv prej 141000 njerëz, por në nivelin më të ulët historik të tij, që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Rënie e nivelit të lindjeve shpjegohet pjesërisht me uljen e numrit të grave të moshës 20 deri në 40 vjeçe, por kryesisht me rënien e shkallës së pjellorisë, numrit të fëmijëve për grua, që mbeti në 1,87, në krahasim me 1,88 në vitin 2018. Plakja e popullsisë vazhdon. Që nga 1 janari, më shumë se një në pesë persona në Francë (20,5 %) është 65 vjeç ose më i vjetër.