20:58 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

​Këshilli Federal i Zvicrës kundër ndalimit të mbulojës për gratë myslimane

Këshilli federal zviceran njoftoi sot se kundërshton referendumin mbi ndalimin e mbulimit të personave në të gjithë vendin, duke iu referuar disa grave myslimane.

“Rregullimi i vendeve publike në Zvicër ka qenë tradicionalisht një vendim i kantoneve individuale. Pra, kantonet duhet të vendosin për të futur ndalimin e velit mbi fytyrë,” njoftoi Këshilli.Tani për tani, vetëm kantoni i Ticinos ka paraqitur një ndalim për mbulojën e fytyrës.

Si kundër projekt, Këshilli propozon të ndalojë mbulimin e dhunshëm të fytyrës.  “Nuk mund t’iu lejojmë bashkëshortëve dhe baballarëve për të kërkuar nga gratë dhe vajzat të mbulojnë fytyrën”, tha ministrja zvicerane e Drejtësisë, Simonetta Sommaruga. Ndryshe, aktivistët kanë mbledhur 100,000 nënshkrimet e nevojshme për të mbajtur një referendum, i cili duhet të mbahet deri në vitin 2020.