08:20 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

​Kinezët vodhën të dhënat e armeve amerikane

Hakerët kinezë kanë depërtuar në kompjuterët e marinës amerikane, duke vjedhur një sasi të madhe të të dhënave konfidenciale mbi armët nënujore.

Siç shkruan “Washington Post”, në dokumentet e vjedhura për armë, përfshihet një raketë supersonike që lëshohet nga nëndetëset kundër anijeve.

Gazeta amerikane duke cituar një zyrtar amerikan të paidentifikuar, njofton se sulmet kanë ndodhur në janar dhe shkurt të këtij viti.